Sport

Ancelotti mesazh tifozëve

Carlo Ancelotti insiston se tifozët e Bayern Munichut nuk kanë nevojë të shqetësohen
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ëshët shumë i lumtur pas triumfit në Superkupën e Gjermanisë, ku fituan pas ekzekutimit të panalltive ndaj Borussia Dortmund, sepse koha e rregullt përfundoi baras 2:2.

Ai e pranoi se faza përgatitore nuk ishte e mirë, por tha se ata janë gati për sezonin e ri dhe tifozët nuk duhet të shqetësohen.

“Natyrisht që titulli është shumë i rëndësishëm. Unë jam shumë i lumtur, lojtarët luajtën me koncentrim të mirë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Faza jonë përgatitore nuk ka qenë e mirë, por ju nuk duhet të shqetësoheni. Kur sezoni të fillojë, ne do të jemi gati”. /Express/

the authorE B