Bayern pas lojërave dhe rezultateve të dobëta në ndeshjet përgatitore, po përgatitet për të pritur ndeshjen e parë kampionale.
Ndërkohë, të shtunën Bayern do të luajë ndeshjen e Superkupës kundër Borussia Dortmund.
Carlo Ancelotti në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në madje shtatë lojtarë: Manuel Neuer, Jerome Boateng, David Alaba, Juan Bernat, Thiago, James dhe Arien Robben, transmeton KosovaPress.
Të gjithë me përjashtim të Bernat, i cili nuk do të mungojë dy deri në tre muaj, pritet të jenë të gatshëm për javën e parë të Bundesligës, në të cilën Bayern më 18 gusht do të luajë kundër Bayer.