Mbrojtësi brazilian nuk do të largohet nga kampionët e Italisë.
Ultimatumi i Dani Alves dy ditë më parë ndaj drejtuesve të Juventusit, për vazhdimin e kontratës apo largimin e tij nga klubit, ka dhënë menjëherë fryte, duke i bindur ata që të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të djathtë.
Sipas Gazetta dello Sport, është arritur marrëveshja që Juventuso do ta rinovojë kontratën me yllin brazilian deri në vitin 2019.
Alves është transferuar si lojtar i lirë një vit më parë nga Barcelona dhe ka shënuar 6 gola dhe 7 asistime në 33 ndeshje me fanellën bardhezi.