Sergio Aguero nuk do të transferohet në Manchester United.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Sergio Aguero nuk do të transferohet në Manchester United gjatë verës.
Argjentinasi nuk është i gatshëm t’i bashkohet rivalit të Manchester Cityt për mos ta prish imazhin e vet.
Ndryshe, Aguero gjatë verës do të kërkoj një skuadër të re pasi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ri.
Ish sulmuesi i Atletico Madridit mund të rikthehet në La Liga, por ka oferta edhe nga Serie A. /Express/