Fluturimi nga Dubai për në Dyseldorf për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi si pasojë e erërave të forta nga stuhia Xavier.
Aeroplani më i madh në botë me rreth 500 ulëse, gjatë aterrimit hasi në këto erëra të forta dhe ulja ishte jashtëzakonisht e vështirë, transmeton Express. Blogeri Martin Bogdan i cili ka faqen e quajtur “Cargospotter” në YouTube, arriti të regjistrojë gjithë ngjarjen, e cila ishte jashtë uljeve të zakonshme të aeroplanëve.