Sport

​Neymar përfundimisht jashtë ‘El Clasicos’

FC Barcelona, që kishte depozituar rekursin e fundit lidhur me pezullimin e Neymar, bëri të ditur të dielën së përfundimisht braziliani është jashtë formacionit për ‘El Clasicon’ e kampionatit të Spanjës ndaj Real Madrid në mbrëmje.

Neymar ka marrë një pezullim prej tre ndeshjes në kampionatin e Spanjës gjatë ndeshjes në Malaga (2-0) me 8 prill pas fyerjes së gjyqtarit të katërt të ndeshjes.Braziliani nuk luajti në fundjavën e kaluar ndaj Real Sociedad (3-2), por Barça depozitoi të premten një rekours në gjykatën administrative te sportit (TAD) në Spanje, që nuk e analizoi çështjen në kohen dhe orën e duhur.

“Pas mungesës së vendimit të gjykatës 12 orë para ndeshjes ketë mbrëmje, klubi ka vendosur që të mos e thërrasë Neymarin”, shkruante Barça në një njoftim zyrtar.

the authorE B