Me ndeshjen e djeshme mes Hajvalisë dhe Prishtinës (0-1), është hapur java e 26-të e Vala Superliga e Kosovës në futboll.
Kryndeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan mes Dritës dhe Trepçës ’89. Për të dy skuadrat pikët janë tejet të rëndësishme pasi që gjilanasit janë ‘luftë’ për t’i ikur barazhit, kurse, ‘minatorët’ në garën për të mbajtur kreun e tabelës.
Ndërkohë, interesant pritet të jetë edhe në sfidat tjera pasi që tashmë ky sezon i garave, ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’, ku gara për titull është bërë mjaft e ashpër sikurse edhe garat për mbijetesë në elitën e futbollit tonë. /KosovaPress/