Klubi italian, Inter është e gatshme t’ia ofrojë një mega-ofertë trajnerit te Chelseat, Antonio Conte.
Mediat britanike shkruajnë se ‘Nerazurët’ janë duke përgatitur një super-ofertë për tekniku italian, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Premier League, transmeton KosovaPress.
Siç raportohet Interi është gati t’ia ofrojë Contes 13 milionë euro në sezon, pagë dyfish më e madh se sa fiton aktualisht italianin tek ‘Blutë’ e Londrës.
Conte me londinezët ka kontratë tri vjeçare në vlerë prej 6.5 milionë euro në sezone. Conte është në rrugë të mirë që me Chelsean ta fitojë Premier Leaguen. /KosovaPress/