Sport

Alex Sandro, United apo Juventus?

Juventus do t’i ofrojë kontratë të re Alex Sandros, por Manchester United gjithashtu është i interesuar për brazilianin.
Mbrojtësi i majtë, Alex Sandro, u kërkua nga Chelsea sezonin e kaluar, por “Zonja e Vjetër” refuzoi 60 milionë euro dhe lojtari e bëri të qartë se është i lumtur të qëndrojë në “Allianz Stadium”.

Por, braziliani po mendon seriozisht të largohet këtë verë, i cili nuk është thirrur në Kupën e Botës nga Brazili pas një sezoni jo pozitiv me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve është e gatshme t’i ofrojë kontratë të re Sandros që do të vlente deri më 2023 dhe me përmirësim të kushteve ekonomike, nga 2.5 në 5 milionë në sezon.

Por, insistimi i Manchester United, mund t’ia ndryshojë mendjen brazilianit, edhe pse “Djajtë e Kuq” ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

Jose Mourinho e admiron ish mbrojtësin e Portos dhe e sheh si pikë kyçe në krahun e mbrojtjes, pasi ka humbur besimin te Luke Shaw dhe Matteo Darmian, që do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Manchester United tashmë ka transferuar dy lojtarë: Fred (mesfushor) dhe Diogo Dalot (mbrojtës). /Gazeta Express/

the authorE B