Lionel Messi e ka përsëritur se Barcelona do të jetë klubi i vetëm për të cilin ai luan, edhe pse ende shpreson se një ditë do të luajë për klubin e vendlindjes, Newell’s Old Boys.
Argjentinasi i nisi karrierën me të rinjtë e klubit me bazë në vendlindjen e tij Rosario, dhe thotë se ende ka kujtime të dashura nga klubi, transmeton Gazeta Express.
Ai, megjithatë, mbërriti në Evropë në moshën 13-vjeçare dhe nuk ka shikuar prapa më që prej se diplomoi nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, për t’u bërë pesë herë fitues i Topit të Artë dhe më i miri i të gjitha kohërave.
Messi tërë karrierën e ka kaluar në Barçë, duke fituar trofe të mëdhenj të panumërt ekipor dhe individual me 552 golat e tij deri tani, si dhe është zotuar se kurrë nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër evropian, me Manchester Cityn që në të kaluarën ka tentuar ta joshë.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Barcelona do të jetë klubi im i vetëm evropian”, ka thënë Messi për El Trece.
“Pas kësaj, gjithmonë kam thënë se dua të luaj futboll në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë kështu. E kam në mendje”, shtoi ai. /Gazeta Express/





















