Rafael Nadal është treguar shumë i fortë deri më tani në tri ndeshjet e para të tij në Australian Open duke e mposhtur sot tenistin boshnjak, Damir Dzumhur, dhe tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta ruajtur vendin e parë në ranglistën botërore.
Superylli spanjoll e shkatërroi numrin 28-të të botës tre me zero me sete; 6-1, 6-3, 6-1 në “Margaret Court Arena” dhe kështu kaloi në rrethin e katërt për herë të 11-të në karrierë, transmeton Express.
Kundërshtari i tij në rrethin e katërt do të jetë argjentinasi Diego Schwartzman.
Duele derbi i këtij rrethi mes francezit Jo-Wilfred Tsonga dhe Nick Kyrgios i takoi australianit, i cili triumfoi para publikut vendas në katër sete; 7-6(5), 4-6, 7-6(6), 7-6(5).
Ky rund nuk ka ofruar befasi, për dallim nga rrethet tjera.
Më poshtë i gjeni rezultatet komplete të këtij rrethi: