United ka hyrë në garë për Christian Pulisic, do të luftojë me Liverpoolin për shërbimet e 19 vjeçarit.
Sipas asaj që raporton “The Independent”, Manchester Unitedi do të sfidojë Liverpoolin për nënshkrimin me talentin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, transmeton Gazeta Express.
19 vjeçari është startues i padiskutueshëm te Dortmundi vlera e të cilit është rritur dukshëm vitin e fundit për shkak të progresit.
Klopp e dëshiron lojtarin në Anfield, por pengesë do ta ketë Jose Mourinhon. /Gazeta Express/