Sport

Drejtori i Napolit takohet me agjentin e yllit të Barcelonës

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, është takuar dje në Milano me agjentin e Gerard Deulofeut, raporton Sky Sports.
Besohet se takimi ishte pozitiv dhe palët janë shumë pranë pajtimit për kushtet, transmeton Express.

Hapi i radhës do të jetë të arrihet marrëveshje me Barcelonën, e cila kërkon 15-16 milionë euro dhe dëshiron vetëm ta shesë lojtarin, e jo ta lërë të ikën në huazim.

Megjithatë, objektivi numër një i Napolit është ende sulmuesi i Bologna,s Simone Verdi.

Verdi pritet të vendosë nëse dëshiron ta braktisë Bolognan për Napolin.

Ndërkohë, Deulofeut i është kërkuar të presë meqë ai është zgjedhja e dytë e Napolit. /Express/

the authorE B