17 fitore me radhë në Premierligë, Guardiola po thyen rekord pas rekordi me Manchester City.
Pep Guardiola e ka nisur furishëm sezonin e dytë me Manchester City në Angli.
Pas 19 xhirove, Man City ka arritur 18 fitore dhe një barazim, 17 triumfe me radhë – ecuria më e mirë në histori të Premierligës.
Man City është i pamposhtur në shtëpi në vitin 2017 dhe u bë ekipi i parë që shënoi 100 gola në një vit kalendarik që kur këtë e kishte bërë Liverpooli (106) në vitin 1982.
Synimi i Pep Guardiolas tani është rekordi që e vendosi vetë te Bayern Munich, 19 fitore me radhë në ligë, ecuria më e mirë në histori të këtij sporti.
Me fitoren kundër Bournemouth, City barazoi Interin e Roberto Manicnit me 17 fitore që e kishte arritur në sezonin 2006/07, ndërsa tani i është vënë pas atij të Bayern Munich.
Newcastle United dhe Crystal Palace, janë dy kundërshtarët e radhës dhe të fundit të Man City për vitin 2017, ndaj të cilëve do të kërkojë të barazojë rekordin e klubit gjerman. /Gazeta Express/