Sport

Arsenali ia ofron mundësinë Man Unitedit të nënshkruajë me yllin e skuadrës

Mesut Ozili i është ofruar Manchester Unitedit nga skuadra e tij Arsenal, raporton Daily Mail.
Bisedimet mes Ozilit dhe Arsenalit kanë ngecur për kontratë të re, pasi kontrata aktuale i skadon në verë gjermanit, i cili gjatë janarit ka të drejtë të bisedojë me cilëndo skuadër dhe në verë të largohet si transfer i lirë, transmeton Express.

Prandaj, sipas Daily Mail, Arsenali është i gatshëm ta shesë atë në janar për të mos e humbur me parametra zero gjashtë muaj më vonë.

Kësisoj, gjermani i është ofruar skuadrës së Jose Mourinhos.

Ozil është edhe alternativë e Philippe Coutinhos në Barcelonën, nëse blerja e brazilianit dështon. /Express/

the authorE B