Tech

Intel prezantoi procesorët e rinj Pentium Silver dhe Celeron

Intel ka prezantuar procesorët e rinj mobil dhe desktop nga seria Gemini Lake.
Bëhet fjalë për modelin Pentium Silver – N5000 dhe J5005, si dhe katër Celeron – N4000, N4100, J4005 dhe J4150.

Procesorët e rinj sjellin mbështetje për Wi-Fi (2×2 802.11ac) dhe teknologjinë LACE (Local Adaptice Contrast Enhancement).

Të gjithë procesorët kanë mbështetje për memorien DDR4 dhe LPDDR4 të shpejtësisë 2.400 MHz.

the authorE B