Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë sulmin e Manchester United duke i sjellë katër lojtarë majtakë në skuadër në afatin kalimtar veror.
Afati kalimtar pritet të jetë i dendur për United, pasi raportohet se Mourinho i ka identifikuar katër lojtarë majtakë për ta përforcuar skuadrën, transmeton Express.
Bëhet fjalë për Danny Rose, Mesut Ozil, Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.
Sipas Manchester Evening News, Mourinho i ka identifikuar pozicionet të cilat do t’i forcojë me emrat e lartpërmendur. /Express/