Sport

Pasi fitoi titullin e kampionit në Gjermani, boksieri shqiptar zbulon synimet për të ardhmen

Pak ditë më parë, Ferit Keta fitoi titullin kampion në peshën super të mesme në Gjermani, duke mposhtur me nokaut gjermanin Toni Thes.

I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Feriti tregon detaje nga ndeshja e tij e fundit, por edhe se si po ndjek gjurmët e dy vëllezërve të tij.

“E kisha ëndërr të ndiqja rrugën e dy vëllezërve Gjetanit dhe të Ismailit. Kur ata ndesheshin atje, unë mendoja që një ditë të bëja të njëjtën gjë si ata”, thotë Feriti.

Më pas boksieri, flet edhe për ndeshjen e tij të fundit me gjermanin Thes. “Kundërshtari, edhe ai bënte kickboks, ka qenë edhe kampion në këtë sport. Ai ishte shumë i fortë, ishte edhe gjerman. Por unë isha shumë i përgatitur për këtë ndeshje pasi ishte një shans shumë i mirë për mua”.

Ferit Keta zbulon edhe synimin e tij të radhës. “Tashmë synoj titullin europian dhe për ta realizuar këtë do të punoj shumë”, thotë Feriti. /Express/

the authorE B