Sport

Zyrtare: Messi nënshkruan kontratën e re, kjo është klauzola marramendëse

Edhe zyrtarisht Lionel Messi ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me Barcelonën deri në vitin 2021.

Pritjes së gjatë i vjen fundi. Fotografia e shumë pritur tashmë është shkrepur, Lionel Messi e ka hedhur të zezën mbi të bardhë, shkruan Gazeta Express.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë të re 4 vjeçare me Barcelonën, pas disa muajsh spekulime rreth së ardhmes së argjentinasit në Nou Camp.

Të gjitha klubet që tani e duan pesë herë fituesin e Topit të Artë, duhet të paguajnë 700 milionë euro, pasi kjo është klauzola e argjentinasit.

Mesi debutoi 4,788 ditë me parë. Ai ka luajtur 602 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 523 gola.

Messi deri më tani ka fituar 30 trofe me Barcelonën. /Gazeta Express/

the authorE B