Legjenda franceze dhe ish-lojtari i Manchester United, Eric Cantona, ka thënë se Paris Saint-Germain nuk është top skuadër evropiane.
Ai e ka quajtur ekipin parisien skuadër të vogël që ka shumë para, transmeton Express.
“PSG është skuadër e vogël… por ata kanë shumë para, për këtë është klub i madh”, ka thënë ai me ironi për kanalin e Youtube “FullTimeDEVILS”, komentet e të cilit u publikuan në gazetën franceze “L’Equipe”.
Ai po ashtu u pyet se cilin lojtar dëshiron ta shohë në Mancheter United, ku ai vetë konsiderohet legjendë nga ndjekësit e klubit.
“Pastore, e dua Pastoren”, është përgjigjur ai.
“Ai është në PSG por nuk luan; në fakt PSG ka dy lijtarë të mëdhenj , Pastore dhe Ben Arfa, por asnjëri nuk luajnë”, ka shtuar ai. /Express/





















