Apple sapo ka lëshuar iOS 11.1.2 për iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Versioni më i ri sjell disa korrigjime dhe përmirësime të sistemit operativ mobil të Apple.
Këtë version mund ta instaloni direkt nga iPhone, nga aplikacioni Settings > Update Software, ose nga kompjuteri, me anë të programit iTunes.
Ky version është shumë i lehtë, dhe korrigjon, mes tjerash, problemin që kanë hasur disa përdorues me ekranin e iPhone X, kur e përdorin atë në temperatura shumë të ulëta.