Sport

Danimarka do ta marrë hotelin që Italia e kishte rezervuar për Botëror?

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) e kishte rezervuar një hotel në Rusi për Kupën e Botës, në të cilin tash shumë lehtë mund të vendoset Danimarka pasi Italia dështoi të kualifikohej.

Italia barazoi pa gola në shtëpi ndaj Suedisë të hënën mbrëma, që do të thotë se pas humbjes prej 1-0 në Solna, italianët nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës për herë të parë që prej vitit 1958, transmeton Express.

Shumica në Itali kishin pritur që kombëtarja e tyre të kualifikohej për turneun e verës. Tash, televizioni danez TV2 raporton se Italia veçse e kishte rezervuar një hotel në Rusi.

Por ky hotel nuk do të nevojitet më dhe besohet se një delegacion i vogël që ka udhëtuar në Rusi për të gjetur hotel për kombëtaren daneze është duke e konsideruar mundësinë për ta marrë pikërisht hotelin e rezervuar nga “Të Kaltrit”.

/Express/

the authorE B