Capello mendon se Italia duhet ta emërojë trajner të Kombëtares Carlo Ancelottin.
Fabio Capello beson se Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për Italinë, ndërsa e ka përjashtuar vetën.
Giampiero Ventura mund të shkarkohet edhe nëse Italia siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës ku i duhet një fitore prej dy golave sonte kundër Suedisë, pasi humbi 1:0 në ndeshjen e parë të “Play Off”’it.
“Unë e kam kryer punën time me Kombëtare”, tha ai për Quotidiano Sportivo.
“Ancelotti është në moshën e duhur, ka eksperiencë të shkëlqyeshme dhe është duke i munguar kjo punë për t’u kompletuar”, shtoi ai. /Gazeta Express/





















