Sport

Hope Solo e denoncon Blatterin për ngacmim seksual

“Ai më kapi prapanicën, po, më kapi prapanicën, mund ta them këtë?”, u shpreh Solo, duke treguar se Blatter e ka ngacmuar atë seksualisht.

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është akuzuar nga portierja e Amerikës, Hope Solo, se është ngacmuar seksualisht në ceremoninë e FIFA-s për “Topin e Artë” në janar të vitit 2013.

“Sepp Blatter më kapi në prapanicë, po, më kapi prapanicën, mund ta them këtë?”, u shpreh ajo.

“Gjithçka ndodhi pak para se të dalë në skenë në ceremoninë e Topit të Artë”.

“Isha e shokuar, për disa ditë nuk dija as çfarë të mendoja dhe në skenë nuk isha më vetvetja”, tha Hope. /Gazeta Express/

the authorE B