Iker Casillas gjatë janarit pritet të transferohet në Premierligë
E ardhmja e portierit spanjoll, Iker Casillas, është larg Portos. Klubi portugez po dëshiron ta largojë në janar ish portierin e Real Madridit për t’iu shmangur dënimit për Fair Play financiar.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, interesim për ta transferuar ish portierin e Spanjës kanë shfaaur Liverpool dhe Newcastle, përcjell Express.
Casillas, i cili u transferua në Porto në vitin 2015 nga Real Madrid, ka kontratë deri në verën e vitit 2018. /Express/