Tech

Apple sjell azhurnimin iOS 11.0.2

Apple ka publikuar azhurnimin më të ri të sistemit operativ iOS 11.

Versioni iOS 11.0.2 është publikuar për të përmirësuar disa lëshime me të cilat përballet versioni i ri i sistemit operativ të Apple për pajisjet në mobil.

Rekomandohet që përdoruesit, të cilët kanë pajisjet e tyre që mbështesin iOS 11, sa më parë të instalojnë azhurnimin më të ri.

Kjo është e rëndësishme për të gjithë ata që kanë iPhone 8 ose iPhone 8 Plus, përdoruesit e të cilëve janë ankuar për probleme me zë gjatë thirrjeve telefonike, fotografi dhe e-mail. Të gjitha këto probleme janë zgjedhur në versionin e softuerit iOS 11.0.2.

Për të azhurnuar versionin e ri duhet shkuar në: Settings > General > Software Update.

the authorE B