Andrea Conti ka operuar me sukses ligamentin e gjurit të majtë, i cili do ta lerë jashtë fushave të gjelbra për më shumë se gjashtë muaj
Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti ka këputur ligamentin e gjurit të majtë, i cili do ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.
Lojtari që sot është operuar me sukses, premton se do të kthehet edhe më i fortë.
“Operacioni ka shkuar në mënyrë perfektë. Ne po fillojmënga këtu, nga ky shtrat, me fizioterapi, me dëshirën që kurrë të mos dorëzohem, me buzëqeshje gjithmonë dhe më dëshirën që të kthehem sërish në fushë, jo si përpara, por edhe më i fortë, sepse ky incident nuk më ndal”, ka shkruar Conti në Facebbok. /Express/






















