Philippe Coutinho ende ka kohë që t’i bashkohet Barcelonës, pasi në Spanjë afati i transferimeve është i hapur deri sonte pasmesnatës.
Barcelona po e bën të pamundurën që ta transferoj Philippe Coutinho nga Liverpooli, shkruan e përditshmja sportive katalane, Sport.
Sipas Sport’it, Liverpooli është i gatshëm që ta shes brazilianin, por vetëm në korrik të vitit të ardhshëm, përcjell Express.
Por, drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që brazilianin ta transferojnë sonte. Pritet të shihet nëse Barcelona do ta bind Liverpoolin që ta shes Coutinhon.
Mediat britanike kishin raportuar se Liverpool ka pranuar ofertën e Barcelonës, por në momentet e fundit është tërhequr pasi ka dështuar që ta transferoj Thomas Lemarin nga Monaco.
Kurse, Sipas COPE, klubi katalunas tani i ka hedhur sytë nga mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, përcjell Express.
Thuhet se Barcelona do t’i ofroj Arsenalit 60 milionë euro për ish yllin e Real Madridit. Përveç Ozilit, opsion i ekipit nga Camp Nou është edhe Angel Di Maria.
Mbetet të shihet sonte pas mesnatës se cilin lojtar do ta blej Barcelona, apo do të dështoj krejtësisht. /Express/