Klubi francez vazhdon të përforcohet në këtë afat kalimtar.
Blerja e Neymar nga Barcelona, duket se ka qenë vetëm fillimi për përforcimin e ekipit nga Paris Saint-Germain.
Klubi parisien ka në duar sulmuesin Kylian Mbappe, ndërsa tani ka hedhur sytë te portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, transmeton KosovaPress.
Sipas Diario AS, drejtuesit e PSG-së do të takohen me ata të Atleticos, për t’ua bërë me dije se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurove për reprezentuesin slloven.
Në rast se PSG kryen transferimet e Mbappes dhe tani të Oblak, shpenzimet e tyre në këtë afat kalimtar do të kalojnë 500 milionë euro.