Sport

​Zyrtare: Verratti luan te kjo skuadër sezonin e ri

Marco Verratti përfundimisht e ka konfirmuar se do të qëndrojë në PSG
Mesfushori italian, Marco Verratti ka thënë se është i lumtur në PSG dhe nuk do të largohet nga kjo skuadër.

Ai e prano se ka pasur bisedime me Barcelonë, por shumë kohë më parë.

“Barcelona? Ka pasur diçka, por shumë kohë më parë. Unë vendos të qëndroj te kjo skuadër dhe jam shumë i lumtur”, tha Verratti për Sky Sport Italia.

“A e ndryshoi Neymar vendimin tim? E kam marrë shumë më herët. Unë kurrë nuk e kam ditur që Neymar do të vinte”.

Verratti ishte dëshira kryesore e Barcelonës për mesfushë, por PSG refuzoi 100 milionë euro. /Express/

the authorE B