Tech

BMW 750d G-Power [FOTO]

Kjo BMW me naftë është po aq e shpejtë sa një BMW M3.

Versioni normal i BMW 750d vjen me motor 3.0 litër me gashtë cilindra në vijë të drejtë dhe prodhon 400 PS dhe 760 Nm torkë. Kjo i mundëson përshpejtim nga 0-100 km/h brenda 4.6 sekondave.

Por, kur ky model pajiset me modulin e perfomancës D-Tronic 5, fuqia rritet në 460 PS dhe 860 Nm torkë, transmeton Express. Me këta muskuj shtesë, kjo bishë Bavareze, përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.3 sekonda, që është shumë mbresëlënëse për një veturë të kësaj madhësie.

Për ta dalluar nga versioni standard, këtij modeli i janë vendosur rrota 21 inç në formë ylli të dyfishtë të cilat mund të porositen në ngjyra të ndryshme.

the authorE B