Shefi ekzekutiv i Amazon, dje mori kurorën e personit më të pasur në glob, por idetë dhe synimet e tij nganjëherë mund të duken të çuditshme.
Kompani si Amazon të cilat kanë rritje të madhe të biznesit, sfidë del të jetë menaxhimi i mallrave në depo pasi që ato po ritën aq shumë sa për të marr një pako të caktuar, robotët apo njerëzit duhet të përshkojnë distanca të mëdha, shpesh herë disa kilometra.
Andaj, për të zgjidhur këtë problem, Amazon ka patentuar depon nënujore në të cilën artikujt e caktuar do të futen në pako rezistente nga uji dhe të cilat do të silleshin në sipërfaqe me anë të vibrimeve akustike, transmeton Express. Pra secila pako do të ketë një bombolë ajri e cila do të aktivizohet dhe do të fryjë një balon i cili do të ngre në sipërfaqe pakon e caktuar.
























