Çfarë do të prezantojë kompania? Është e mundur që Motorola të prezantojë flagshipin e këtij viti, Moto Z2 Force.
Duke parë rrjedhjet e vazhdueshme të informacionit rreth produkteve të reja potenciale të Motorola, nuk kishte dyshim se një aktivitet i rëndësishëm për kompaninë ishte pranë.
Motorola lajmëroi ditën e Enjte se do të mbajtë një aktivitet në Nju Jork më 25 Korrik me temë #hellomotoworld.
Ftesa, siç mund ta shikoni mëposhtë, është në formatin GIF dhe përmban një moto: “nuk do dëshironit tu humbiste kjo,” në lidhje me konferencën.
Çfarë do të prezantojë kompania? Është e mundur që Motorola të prezantojë flagshipin e këtij viti, Moto Z2 Force.
Gjithashtu pritet prezantimi i Moto X4, një telefon me ekran 5.2 inç, procesor Snapdragon 660, 4GB RAM dhe certifikim IP68. Thuhet se do të jetë telefoni i parë me Projektin Fi i paprodhuar nga Google.