Xiaomi Mi Mix i gjeneratës së ardhshme për shumë kohë ka qenë pjesë e spekulimeve në internet.
Por tani disa nga specifikat e tij janë konfiguruar në listën e GMXBench, si çipi i ri Snapdragon 835 dhe 6GB RAM.
Në këtë listim përmendet edhe sistemi operativ që do të ketë Mi Mix 2, Android Nougat versioni 7.1.1, , transmeton koha.net.
Hapësira në memorie do të jenë dy për t’u zgjedhur njëra 128GB apo 256GB, kamera nga pas 19MP ndërsa nga para 13MP, ekranin 6.4-inch AMOLED me rezolucion 2540×1440 pixel, ndërsa baterinë 4,500mAh.