Sport

Berisha shitet për 5 milionë euro (Foto)

Atalanta do ta blejë përfundimisht portierin prishtinas, Etrit Berisha.

Atalanta dhe Lacio kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket transferimit të portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Ekipi romak, që drejtohet nga Igli Tare, ka pranuar ta shes kartonin e Berishës për shumë e 5 milion eurove.

Sipas raportimit të “GianlucaDi Marzio.com”, zyrtarizimi i shitjes së kartonit të portierit shqiptar do të bëhet ditën e hënë.

Në këtë mënyrë, Berisha do të vazhdojë të luajë për Atalantën, skuadër ku gjatë këtij sezoni ishte në huazim dhe u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm. /Express/

the authorE B