Skuadra italiane Milan ka gjetur zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë dhe përforcim i ri për “rossonere” pritet të jetë Ricardo Rodriguez, shkruan Sportitalia.
Në fakt, mbrojtësi i majtë është lojtar i Wolfsburgut, i cili për shërbimet e tij ka paraqitur klauzolën e dëmshpërblimit prej 22 milionë euro. Por, Rodriguez në Milan pritet të arrijë për 18 milionë euro dhe për bonuse shtesë, për të cilat të dyja skuadrat kanë arritur marrëveshje.
Marrëveshja, sipas të gjitha gjasave është arritur dhe pritet edhe konfirmimi zyrtar i këtij transferimi./KosovaPress/