Nissan është shumë i famshëm për modelet për terrene të vështira crossover, dhe për ta mbajtur këtë, tani ai ofron edhe dronë me kamerë, me modelin X-Trail, transmeton koha.net.
Sipas Nissan, ideja e kësaj është që droni të përdoret për të kapur çfarëdo pamje aventureske nga X-Trail.
Edhe pse edhe droni mban logon e Nissan, ai në fakt është droni Parrot Bebop 2, i cili peshon vetëm 500 gramë.
Me të vjen dhe pajisja për ta kontrolluar nga larg por mund të operoj edhe si autonom, duke ndjekur sinjalin e GPS të smartfonit të blerësve.
Koha që ai mund të fluturojë është 25 minuta ndërsa ka kamerën 14 megapixel.
Ky dron do të ofrohet si pajisje standarde me modeli të edicionit special të X-Trail, që do të dal për Evropë dhe Britani.
Ai quhet X-Trail X-Space dhe do të prodhohen vetëm 1,200 njësi.






















