Tech

Pensionohet Windows 10 RTM

Data 9 maj shënon fundin e Windows 10 RTM, versionit origjinal të sistemit operativ të cilin Microsoft e lansoi në korrik 2015 dhe për të cilin kompania që nga sot nuk ofron më përditësime.

Kjo do të thotë se versioni 1507 Windows 10 do të mbetet pa përditësime të sigurisë dhe të tjera, ndërsa përdoruesve iu rekomandohet kalimi në versionin më të ri të sistemit operativ Windows 10, transmeton KosovaPress.

Përdoruesit e Windows 10 versioni 1507 mund të kalojnë në Anniversary Update ose versionin Creators Update të sistemit operativ, por Creators Update duket të jetë zgjidhja e preferuar. Instalimi i Creators Update do të thotë se nuk ju nevojitet përditësimi i ri kur Anniversary Update të dalë në pension.

Microsoft kishte planifikuar pensionimin e Windows 10 versioni 1507 në mars, por ia kishte dhënë edhe dy muaj shtesë.

the authorE B