Policia në Podujevë ka arrestuar një të mitur në fshatin Obranqë pasi që i njëjti derisa ishte duke lozur me thikë pa dashje e ka therur një të mitur tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime ndërsa ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/





















