Sport

Saviola: Real – Atletico, ky ekip do të kualifikohet në finale (Foto)

Javier Saviola, ish sulmuesi i Real Madridit, ka folur për përballjen e sotme mes Los Blancos dhe Atletico Madridi në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ish reprezentuesi i Argjentinës mendon se ekipi i Zinedine Zidanes mund ta eliminoj Atleticon nga Liga e Kampionëve. Por, Saviola thekson se Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë këtë.

“Është një ndeshje e vështirë për Madridin çdo herë. Atletico janë një ekip shumë i mirë dhe i trajnuar mirë, me një lojë shumë të rëndësishme taktike dhe lojtarë me shumë cilësi teknike, si Griezmann dhe të tjerët”, ka deklaruar ai

“Por kur flasim për një derbi nuk mund të thuash që një skuadër është më mirë se tjetra, ose një ekip po luan më mirë. Në një derbi, çdo gjë mund të ndodhë. Reali mund të kalojë në fazën tjetër edhe një herë, por do të jetë shumë e vështirë, sepse ka dy ndeshje përpara”, ka theksuar ai. /Express/

the authorE B