Tech

417 ‘Kikirezë’ bëhen bashkë në përpjekje për të shënuar rekord botëror

Të apasionuarit pas modelit Fiat 126, i njohur në Kosovë si ‘Kikirez’, në festivalin e 14’të kushtuar këtij automobili në Poloni, tentuan të thyejnë rekordin e Guinness’it.
Festivali që mbahet në Sochaczew, bëri që rrugët e ngushta të qytetit, të vërshohen nga pronarët të cilët kishin ardhur me veturat e tyre nga pjesët më të ndryshme të Evropës.

Organizatori tha se auto-kolona e cila defiloi në qytet, ishte përbërë nga 417 vetura të modelit dikur shumë të popullarizuar, ndërkohë që komisioni i themeluar, do të duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një rekord Guinness, shkruan AA.

Përkundër marketingut të mirë që kishte, modeli 126 i Fiatit, asnjëherë nuk arriti famën e paraardhësit të tij, modelit Fiat 500.

Sipas vlerësimeve, në Itali, Poloni dhe në ish Jugosllavi janë prodhuar gjithsej rreth pesë milionë vetura, model ky që akoma pushton zemrat e të apasionuarve pas këtij “oldtimer”.

the authorE B