Adobe ka njoftuar sot se Flashi, ‘plugin’ që mundëson përdorimin e përmbajtjeve të caktuara, përfshirë videot dhe aplikacionet e mëdha të internetit, do të shuhet më 2020.
Më 2020, Adobe do të ndalë përditësimin e Flashit.
Deri atëherë, Adobe do të bashkëpunojë me Apple-in, Mozillan, Microsoftin dhe Google-in që të ofrojë përditësime të sigurisë për Flashin në shfletuesit e tyre.
Flash ka pasur probleme të shumta viteve të fundit, pasi ishte lehtë i qasshëm për hakerët. Së fundmi edhe shfletuesit nisin të mos e përkrahin këtë veçori.