Nga 132 milionë euro që do të kalojnë në llogarinë e tij për 4 vitet e ardhshme, LeBron James do të sigurojë 32,3 milionë për sezon, ose 394 mijë për ndeshje, 8 382 euro për minutë dhe 140 euro për sekondë.
Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti.
Një arsye shumë e mirë që çoi Jamesin të refuzonte qëndrimin me Cleveland ku do t’i fitonte 35,6 milionë euro, ndërsa te Lakers do t’i sigurojë plot 132,3 milionë dollarë. /Tch/