Sport

​Zyrtare: Bayern e transferon një sulmues

Bayern Munich ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin e Hoffenheim, Sandro Wagner
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Kombëtares, Sandro Wagner.

Lajmi është konfirmuar në faqen e klubit, ndërsa lojtari ka nënshkruar deri në vitin 2020.

“Mirë se u ktheve Sandro”, thuhet në njoftimin e Bayernit, ku lojtari paraqitet me një fanellë me numrin 2.

Bayernit ky transferim i ka kushtuar 13 milionë euro. /Express/

the authorE B