Arsenal ka njoftuar se ka huazuar portierin Emi Martinez.
Skuadra e Arsenalit ka njoftuar se portieri argjentinas, Emi Martinez është huazuar për një sezon te skuadra e Getafes.
Lojtari nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Arsene Wenger, pasi ishte zgjedhja e tretë pas Petr Cech dhe David Ospina.
“Emi Martinez i është bashkuar Getafes në huazim për sezonin 2017/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të Arsenalit. /Express/