Sport

​Zidane i dërgon mesazh Bale

Zinedine Zidane insiston se ai kërkon më shumë nga uellsiani Gareth Bale

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për gjendjen aktuale të Gareth Bale, ku tha se i duhet edhe pak kohë.

Por, ai e pranon se Bale duhet të bëj më shumë.

“Ne duam që Bale të bëjë më shumë, por ai ka nevojë për kohe. Ai ka munguar katër muaj dhe i duhet kohë deri sa të kthehet në 100 për qindëshin e tij”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedad. /Express/

the authorE B