Mohamed Salah pritet që gjatë kësaj vere të transferohet nga Roma në Liverpool.
Ylli i Romës, Mohamed Salah është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpool dhe pritet që gjatë kësaj vere të transferohet në Anfield.
Më shumë zërat i ka shtuar një foto e Salah në Egjipt, i cili është fotografuar me dy persona, të cilët mbanin në duar fanellën e Liverpoolit.
Për shërbimet e tij Liverpool ka ofruar 35 milionë euro, por Roma kërkon edhe pesë të tjera për të mbyllur marrëveshjen.
Salah në të kaluarën kishte luajtur në Premierligë, tek kampioni aktual Chelsea. /Express/