Xiaomi kishte prezantuar laptopin e tij Mi Notebook Air vitin e kaluar në versionet prej 12.5 dhe 13.3 inç.
Kompania vendosi që të mos publikojë modele të reja të laptopit, por vetëm që versioni 12.5 inç të marrë përditësimin e harduerit, transmeton KosovaPress.
Xiaomi Mi Notebook Air prej 12.5 inç tash ka procesor Intel Core m3, i bazuar në arkitekturën Kaby Lake. Ky përditësim sjell përmirësim prej 12 për qind në krahasim me gjeneratën e kaluar të laptopëve, e cila ka pasur procesorët Skylake.
Krahas përditësimit të procesorëve, përdoruesit tash mund të blejnë edhe Xiaomi Mi Notebook Air prej 12.5 inç me 256GB hapësirë për ruajtje. Modeli me 128GB hapësirë edhe më tej është i qasshëm.