Sport

​Unitedi ofron 50 milionë euro për yllin e Leipzig

Manchester United janë duke tentuar transferimin e mesfushorit, Emil Frosberg.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit të Leipzigut, Emil Frosberg, shkruan Calciomercato.

Për shërbimet e lojtarit Unitedi është gati që të ofrojë 50 milionë euro.

Frosberg shihet si zëvendësues i yllit të Interit, Ivan Perisic, pasi skuadra italiane nuk dëshiron shitjen e tij.

Për Frosberg është duke u interesuar edhe skuadra e madhe italiane Milan. /Express/

the authorE B