Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy sfida mjaft interesante në kuadër të javës së 22-të.
Prishtina në ‘Zahir Pajaziti’ do të sfidojë Dritën e Ismet Munishit, ndeshje kjo mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat, njëra që synon kreun e tabelës, e tjetra mbijetesën në elitën tonë, transmeton KosovaPress. Sfidë me peshë të madhe luhet edhe ‘Bajram Aliu’, ku Drenica i bën ‘konka’, Llapit.
Ndërkaq, nesër luhet derbi mitrovicas mes Trepça ’89-Trepça, derisa interesant pritet të jetë edhe në duelet Gjilani-Besa e Ferizaj-Liria, takim këto që luhen nesër pasdite.
Vala Superliga – Xhiro 22
Sot takohen: Feronikeli – Hajvalia
Të shtunën takohen:Prishtina – DritaDrenica – Llapi
Të dielën takohen:Gjilani – BesaTrepça ’89 – TrepçaFerizaj – Liria
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.